
Abaz Karakaçi nuk është më pjesë e ekipit të Lirisë së Prizrenit. Mesfushori 32-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ekipin nga Kosova, vetëm pas 1 sezoni.
Ish-kapiteni i Elbasanit u transferua te Liria pikërisht nga verdheblutë, në verën e vitit të shkuar. Ndërkohë që lajmin për largimin nga ekipi “bardhezi”, e ka bërë të ditur vetë Karakaçi në rrjetet sociale.
Njoftimi i Abaz Karakaçit:
Nga sot s’jam më pjesë e ekipit të FC Liria. Një nga ekipet me më shumë emër dhe me më shumë traditë në Kosovë.Mirënjohje dhe respekt për të gjithë, duke filluar nga kryesia dhe duke përfunduar te ekonomia e ekipit. Faleminderit djemve të ekipit që kaluam shumë gjëra të bukura së bashku. Një falënderim edhe për dy trajnerët e nderuar dhe drejtorit të ekipit. Faleminderit FC Liria.
