Leart Zekolli nuk do të jetë më pjesë e Feronikeli 74. Mesfushori me origjinë nga Vushtrria ka vendosur që të mbyllë aventurën me ekipin “jeshil” pas një periudhe 2-vjeçare.
Kujtojmë se 24-vjeçari është një emër i njohur edhe për futbollin në Shqipëri. Ai ka luajtur me Besën e Kavajës, teksa për 2 vite ka qenë edhe pjesë e ekipit të Partizanit, duke u shpallur kampion në sezonin 2022/2023.
Ndërkohë që njoftimin për largimin e tij nga Feronikeli, e ka bërë të ditur vetë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
POSTIMI:
Pas një periudhe bashkëpunimi me KF Feronikelin, me nuk do te jem pjese e ketij klubi. Falënderoj drejtuesit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen dhe respektin gjatë gjithë kohës. Kjo përvojë do të mbetet gjithmonë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim sportiv. KF Feronikelit i uroj shumë suksese në vazhdim.
