Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ka luajtur me kampionët, klubi kryeqytetas i hoqi shiritin e kapitenit dhe tani i prish kontratën! Largim i befasishëm nga bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur me kampionët, klubi kryeqytetas i hoqi shiritin e
Ardian Limani

Së fundmi, klubi i Prishtinës, ka njoftuar në rrjetet sociale largimin e qendërmbrojtësit Ardian Limani. Në postim, shkruhet se palët kanë rënë dakrod për të mbyllur bashkëpunimin, ndërsa kontrata ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Deri në mars të këtij viti, Limani mbante shiritin e kapiteni te bardheblutë e kryeqytetit, por më pas ndodhi ndryshimi i papritur, duke e lënë në stol dhe injoruar nga trajneri.

32-vjeçari, në të kaluarën ka luajtur me kampionët Dritës në Superligën e Kosovës, me të cilët e ka fitur titullin 2 herë (sezonet 2017-2018 dhe 2019-2020), sikurse Superkupën, 2020.       

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FCPrishtina (@fcprishtinaofficial)

    

Poll

Lexo gjithashtu