Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Dikur mbante veshur fanellën e Partizanit, klubi i kuq jep njoftimin e papritur për ish-mesfushorin e “Demave”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur mbante veshur fanellën e Partizanit, klubi i kuq jep
Sabit Bilali kur ishte pjesë e Partizanit

Sabit Bilali nuk është më pjesë e ekipit të Gjilanit. Mesfushori 28-vjeçar dhe klubi i kuq i Superligës së Kosovës, kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.

Kujtojmë se Bilali u bashkua me Gjilanin në korrik të vitit 2024, pasi mbylli aventurën me Rabotnickin në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa më herët, 28-vjeçari është aktivizuar edhe me Partizanin në Superiore, Shkëndijën e Tetovës, Shkupin dhe Dinamo Zagreb U19.

“Sport Club Gjilani e falënderon Sabit Bilalin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive”, shkruan ndër të tjera klubi i Gjilanit në rrjetet sociale.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Club Gjilani (@scgjilani)

 

Poll

Lexo gjithashtu