Lindon Emërllahu (majtas)
Lindon Emërllahu është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Polissya po luan në transfertë përballë LnZ Cherkasy. Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Premier League ukrainese, është 0-2 momentalisht.
Ishte pikërisht mesfushori i Kosovës, ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Në minutën e 33-të të sfidës, Emërllahu i dha siguri të tijëve, duke tundur rrjetën e kundërshtarit.
Kujtojmë se në të shkuarën, mesfushori ka luajtur në Superligën e Kosovës. Ai është shpallur kampion me Ballkanin në kohën kur ekipin nga Suhareka e drejtonte trajneri Ilir Daja.
Poll
