Përfaqësuesja e Kosovës është shumë pranë historisë. “Dardanët” do të luajnë nesër “finalen” e madhe kundër Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ndërsa interesi nga të dyja palët ka kapur “majat”.
Fakti që Kosova nuk ka arritur kurrë në një kompeticion të tillë, ndërsa Turqia ka nga 2002 që nuk “shkel” në Botëror, rrit “dozat” e interesit dhe pritshmërive.
Ka fillur të aludohet se tifozët shqiptarë të Kosovës po bëjnë “tregëti” me biletat, duke ia shitur turqve. Për të përforcuar këtë “hipotezë”, ka menduar arbitri nga Kosova Lirim Jashari. Përmes “story” në rrjetin social “Instagram”, ai i cilëson tifozët vendas “tradhtarë”, ndërsa shkon edhe më tej.
“Për të gjithë ju që keni blerë bileta të ndeshjes, për të bërë biznes dhe për t’ju shitur bileta kundërshatrëve, ishallah ju nxën gjaku i dëshmorëve dhe haram ju qoftë.
Shumë djemë të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, burgosurëve politik, të zhdukur nga lufta, njerëz që kanë dhënë shumë për futbollin e Kosovës, kanë mbetur pa bileta, ndërsa tradhtarët bëjnë biznes. Forca Kosovë. Për ju tradhtarë: R*obt ku t’i keni”, shkruan arbitri Jashari.
