
Etienne Tare është një nga emrat më premtues, nga i cili pritet shumë në vitet e ardhshme. Superiorja nuk ishte habitati i tij i preferuar, pasi me fanellën e Skënderbeut ia doli të luante vetëm në 3 ndeshje, në total 26 minuta.
Por kalimi në Superligën e Kosovës premton shumë. Skuadra e Dukagjinit tashmë ka në gjirin e saj djalin e legjendës së Kombëtares, Igli Tares. Në muajin shkurt kompletoi kalimin te skuadra nga Dukagjini, ku drejtuesit besojnë shumë te aftësitë e 21-vjeçarit.
Deri më tani ka luajtur vetmë 2 ndeshje, 1 në Superligë dhe 1 në Kupën e Kosovës, ku ka marrë vetëm 35 minuta, duke treguar se me topin në këmbë mund t'i bëjë dëm çdo kundërshtari. Sigurisht që për ndeshjet e ardhshme, pritet të marrë më shumë minuta për të treguar edhe gjithë klasin dhe talentin e tij në fushën e blertë.
Eksperienca nuk i mungon, pasi është një futbollist që ka dalë nga akademia e Lazios. Gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellën e Rapid Wien II dhe Strum Graz II përpara se të kalonte te Skënderbeu.