Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Ndoshta fitojmë, ndoshta humbim”, Hajdari para ndeshjes jetike me Turqinë: E njohim kundërshtarin, të japim ato...

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndoshta fitojmë, ndoshta humbim”, Hajdari para ndeshjes jetike
Albian Hajdari

Pas pak minutash, Kosova do të zbresë në fushë përballë Turqisë, në kuadër të finales së “play-off” të Botërorit 2026. Ndërkohë që në prag të këtij dueli ka folur për “Supersport” mbrojtësi i dardanëve, Albian Hajdari.

“Ne e fillojmë lojën ashtu si kemi përfunduar ato të fundit, në maksimum me karakter dhe shpirt. Ndoshta fitojmë, ndoshta humbim. Ne do të luftojmë 90 minuta. Gjumë, prej presionit? Gjendja dhe atmosfera brenda ekipit është fenomenale.

Por duhet të përballemi me këto gjëra, nuk duhet të mbajmë presion. Ne e kemi fokusin në lojë dhe nuk na heq gjë fokusin. Kundërshtari? E njohim mirë Turqinë. Do të mundohemi të japim ato që na ka thënë trajneri. Shpresoj që marrim fitore”, tha mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari.  

Poll

Lexo gjithashtu