Etnik Brruti
Prishtina e Re ka fituar ditën e sotme në shtëpi përballë Malishevës. Ndeshja e vlefshme për javën e 28-të të Superligës së Kosovës, përfundoi me shifrat 2-1 në favor të vendasve.
Në fakt, golin e parë e shënoi Malisheva me anë të mesfushorit të Shqipërisë U21, Etnik Brruti, i cili e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59-të. Por kryeqytetasit përmbysën rezultatin, me dy gola të shënuar në minutën e 78-të dhe 89-të.
Kështu, Prishtina e Re ngjall shpresat për mbijetesë, por mbetet në vendin e fundit me 27 pikë. Në krahun tjetër me 40 pikë, Malisheva mban vendin e 5-të, duke “djegur” disi shanset për zonën evropiane.
Poll
