
Muharrem Jashari me shumë mundësi do të largohet nga LNZ Cherkasy këtë merkato verore. I transferuar në janar të vitit 2024 te ukrainasit, duket se ish-i i Superligës së Kosovës ka vendosur të largohet.
Ofertat për Jasharin nuk mungojnë. Një nga skuadrat që ka shprehur më shumë interes është gjiganti hungarez i Ferencvaros. Ish-ekipi i Myrto Uzunit kërkon shërbimet e fantazistit 27-vjeçar, teksa mbetet të shihet nëse ky transferim do të kryhet.
Kujtojmë se Jashari e ka nisur karrierën e tij te Trepça 89, për të kaluar më pas te Prishtina. Para se të transferohej në Ukrainë, 27-vjeçari ka luajtur edhe për Dritën. Ndërkohë në sezonin që lamë pas, në 30 ndeshje, Jashari shënoi 5 gola e asistoi në 8 të tjerë.