Ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës pret me shumë entuziasëm sfidën me Turqinë të martën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri”, të rinjtë e “Dardanisë” i kanë paraprirë skuadrës së parë duke mposhtur moshat e skuadrës turke në kualifikueset e Europianit për moshat U-19 me rezultatin 3-1.
Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti shënuan për avantazhin e dyfishtë, përpara se Demirbag të ngushtonte diferencën në minutën e 51-të. Tentativat e miqve për të shënuar golin e barazimit morën fund kur Leon Gabrica shënoi të tretin dhe të fundit të sfidës, duke i dhënë goditjen përfundimtare kundërshtarit.
Me këtë sukses, Kosova e mbyll e para renditjen në këto kualifikuese me 7 pikë, e ndjekur nga Rumania e vendit të dytë me 5 pikë. Kështu, skuadra e trajnerit Albert Bunjakut kalon nga Liga në në Ligën A, duke bërë një tjetër kapërcim kyç në objektivin për të kapur Europianin.
