Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova e bën “fakt të kryer” kualifikimin, shkak Edon Zhegrova

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova e bën “fakt të kryer” kualifikimin, shkak Edon
Kosova

Për sulmuesin shqiptar të Kosovës Edon Zhegrova, sot është një ditë speciale, ai feston ditëlindjen e 27-të, ndërsa në mbrëmje ata zbresin në fushë kundër Turqisë, “finalja” për pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar një festë simbolike me lojtarët dhe stafin, aty ku “kryefjalë” ishte Zhegrova. Në postim, Federata e bën “fakt të kryer” kualifikimin kundër Turqisë.

“Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë... por e lamë për 'desert' pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë! Po a paramendojmë se e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!” shkruan Federata “Dardane”.

Poll

Lexo gjithashtu