Kenan Yildiz & Edon Zhegrova
Kosova do të luajë sonte përballë Turqisë në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026, duke nisur prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Po sot, sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova feston 27-vjetorin.
Urimi nuk kishte të mungonte as nga klubi ku ai aktivizohet në Serie A italiane, Juventus. Këta të fundit kanë harruar kundërshtarin e sotshëm të Zhegrovës, turkun Kenan Yildiz.
Ndërkohë që kryefjalë për sot në kampin bardhezi ka qenë pikërisht shqiptari. Juventus ka uruar Zhegrovën për ditëlindje, duke shkruar: “Bardhezinjtë dërgojnë urimet për lojtarin Edon Zhegrova”.
View this post on Instagram
Poll
