Altin Gjokaj me shumë mundësi do të largohet nga Prishtina në fund të këtij sezoni. Sipas “Telegrafi”, interesim serioz për shërbimet e portierit të Prishtinës, ka klubi i Superligës zvicerane, Basel.
Gjigantët e Zvicrës janë të mahnitur nga performancat e 20-vjeçarit me origjinë nga Skënderaj. Ndërkohë që “drita jeshile” nuk pritet të mungojë nga vetë futbollisti, por Basel duhet të gjejë akordin me klubin e Prishtinës.
Momentalisht nga “Transfermarkt”, Gjokaj vlerësohet 200 mijë euro. Megjithatë, Prishtina nuk dëshiron që ta lërë të lirë për më pak se 600 mijë euro, shifër që do të “mbushte arkat” e bardhebluve të Superligës së Kosovës.
Vlen të theksohet se 20-vjeçari shihet si një nga talentët më premtues në Kosovë, teksa ka 4 ndeshje edhe me përfaqëesueses U21. Transferimi i tij te Basel, do të ishte një hap i madh në karrierë dhe hera e parë që do të luante jashtë Kosovës.
