I ftuar në emisionin “ProcesiSportiv” në TopChannel, ish mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ervin Fakaj ka komentuar ecurinë e Vedat Muriqit në LaLiga. Sipas tij, Muriqi është sulmuesi më i mirë shqiptar i 35 viteve të fundit, duke lënë “thatë” lojtarë si Edon Zhegrova, Armando Broja, Erjon Bogdani, Rey Manaj e shumë të tjerë.
“Mendoj që pa hezitim mund ta them, për atë që ka dhënë, Muriqi është sulmuesi shqiptar më i mirë i të gjitha kohërave, të paktën për 35 vitet e fundit. Për atë që ka dhënë, për mënyrën se si e ka bërë karrierën e vet. Nëse do t’i quaja mossukses, do t’i quaja periudhën e Lazios.
Unë ia di, jo gjithçka ndodhi për fajin e tij, ishte periudha e covid 19, sapo shkoi, u sëmur, ngeli në karantinë. Po ta shohësh karrierën e tij nga Kosova në Shqipëri, Turqi, atje i bëri shkallët siç duhet t’i bëjë një futbollist. Tani është kulmi i pjekurisë dhe cilësive. Golat që shënon Muriqi te Mallorca, kanë dyfish vështirësie se Mbappe te Reali”, tha Fakaj.
