Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FOTO/ Ndeshja historike e Kosovës bën “tifoze” edhe ambasadën amerikane në Prishtinë, zyrtarët shfaqen me fanellat e dardanëve

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Ndeshja historike e Kosovës bën “tifoze” edhe
Foto e publikuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë

Kosova do të përballet mbrëmjen e sotme me Turqinë, në kuadër të finales së “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të nisë në orën 20:45.

Mbështetja për përfaqësuesen “Dardane” nuk është vetëm nga shqiptarë anembanë botës, por edhe nga amerikanët. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane ka inkurajuar futbollistët dardanë.

Ndërkohë që dy përfaqësues të ambasadës shihen të kenë veshur edhe fanellat e Kosovës.

“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, po ju brohorasim - luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare!”, shkruan Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Poll

Lexo gjithashtu