
Ballkani e nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin në turin e dytë të Conference League. Të besuarit e Orges Shehit arritën të mposhtnin mbrëmjen e djeshme Florianan me rezultatin 4-2 në sfidën e parë.
Në përfundimin e takimit, Orges Shehi dha një prononcim të shkurtër për “GazetaBlic” pas fitores së ekipit të tij.
“Fitorja është e rëndësishme, aq më tepër se e nisëm keq, dy herë ishim në disavantazh dhe kjo ta vështirëson, por me përqëndrim të madh dhe forcë e karakter dhe disa ndryshime të vogla u bëmë të rrezikshëm. Fitorja na kënaq, por nuk ka përfunduar asgjë, na pret edhe një ndeshje tjetër në Maltë.
Do jetë e vështirë, sepse kundërshtari luan me bar sintetik, do shkojmë për të korrigjuar gabimet që kemi bërë, por objektiv të qartë kemi kualifikimin”, u shpreh Shehi.