Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E BUJSHME/ Vedat Muriqi SHITI ndeshjen me Turqinë?! Sulmuesi NUK DURON më, i kthehet keq akuzave: Të dënoftë Zoti, se e flas gjuhën...

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Vedat Muriqi SHITI ndeshjen me Turqinë?! Sulmuesi NUK DURON
Foto ilustrim: Vedat Muriqi

Kosova mori një humbje të hidhur në shtëpi përballë Turqisë, me shifrat 0-1. Kështu, dardanëve u shua “ëndrra” për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në tre vende, SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Por, disa prej tifozëve të Kosovës kanë shpërthyer në rrjet ndaj sulmuesit Vedat Muriqit. Sulmuesi me origjinë nga Prizreni dhe me një të shkuar në kampionatin turk, është akuzuar për “shitje” ndeshje.

Reagimi i vetë Muriqit ka qenë i ashpër, i cili s’ka përtuar, por i është kthyer menjëherë personit që e akuzoi. Sulmuesi i Mallorca-s thekson se nëse dikush e mendon diçka të tillë, mund të ketë probleme mentale.

REAGIMI:

Turp të qoftë. Gjysmë turk që e flet turqishten, si shumica që janë të lindur në Prizren, por që është më patriot dhe që ndihet më kosovar se ti. Të mendosh që një lojtar i Kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet, të shesë lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt. Për një lojtar që i ka dhënë gjithçka për kombëtaren e Kosovës. Ty personalisht gjithë këtë mund, gjithë këtë dhimbje prej ditës së parë deri më dje që e kam bërë për futbollin e shtetit, për kombëtaren, kurrë hallall nuk ta bëj. Të dënoftë Zoti!

E BUJSHME/ Vedat Muriqi SHITI ndeshjen me Turqinë?! Sulmuesi NUK DURON
Reagimi i Vedat Muriqit

 

Poll

Lexo gjithashtu