Forma e tij e jashtëzakonshme që po tregon këtë sezon në La Liga, e ka kthyer Vedat Muriqin në një kundërshtar që "ndjell" frikë tek mbrojtjet e skuadrave spanjolle. E fundit që e pësoi nga sulmuesi i Kosovës, ishte Real Madridi që u mposht në atë sfidë me Mallorcan në minutat e fundit, kur Muriqi kalibroi të djathtën duke lënë të pashpresë portierin Lunin.
Me 19 gola të shënuar dhe një pretendent serioz për të fituar Këpucën e Artë në Spanjë, në duelin "kokë më kokë" me Kylian Mbappe, Muriqi ka arsye t'i gëzohet këtij momenti, edhe pse e ardhmja është aty pranë duke i trokitur për mundësi të reja.
Kështu, nga Turqia kanë ardhur informacione të reja, ku flitet për një interesim të mundshëm të gjigantit turk, Fenerbahce, skuadër e cila kërkon ta rikthejë sulmuesin në gjirin e saj pas përvojës së tij pozitive në sezonin 2019-2020. Thuhet se në pjatë janë gati 5-6 milionë euro për të bindur drejtuesit e klubit spanjoll që ta lënë të lirië.
Mirëpo, marrëveshja mund të thjeshtohet akoma më shumë në rast se Mallorca nuk ia del të mbijetojë këtë sezon në La Liga, e në rast se bie përfundimisht nga kategoria, 31-vjeçari do ta kishte më të lehtë për t'u larguar e për të prenotuar një rikthim pas 6 vitesh në ligën turke.
Fenerbahçe ???????? have placed Vedat Muriqi ???????? on their radar for the upcoming summer transfer window. The club is preparing an offer in the region of €5–6 million to Mallorca ????????, and believes the deal could become significantly easier if Mallorca are relegated. pic.twitter.com/wVnwXkotsE
— Kosovan Football ???????? (@kosovanfooty_EN) April 11, 2026
