Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Botërori "një hap" larg, sulmuesi shqiptar “pret në besë” Kosovën prag finales: Turqia është zemra ime, Dardanët kanë ndryshuar me Fodën

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori "një hap" larg, sulmuesi shqiptar “pret
Jetmir Topalli

Jetmir Topalli ka komentuar sfidën që Kosova do ta luajë në “Fadil Vokrri” përballë Turqisë, e vlefshme për një kualifikim në Kupën e Botës 2026.

“Djemtë” e Franco Fodës kanë bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm në këto kualifikuese dhe besojnë se përballë turqve do të vijë dhe shansi historik për të prekur për herë të parë një ëndërr të hershme.

Sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet në ligën e ulët në kampionatin turk, sheh më të avantazhuar skuadrën e Vincenzo Montellës, edhe pse Kosova është pritëse në këtë duel.

“Sigurisht, Turqia mbetet favorite pasi kanë shumë yje në organikë. Megjithatë, edhe pse një vend i vogël, kjo skuadër ka bërë gjëra të pabesueshme kohëve të fundit”, ka thënë fillimisht Topalli.

Sulmuesi i Serikssorit nuk i kursen elozhet ndaj këtij vendi në të cilin ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist, ndërsa vlerëson po ashtu dhe punën e federatës me emërimin e Franco Fodës në stol.

“Turqia është pjesë e zemrës ime. Zë vend të veçantë tek unë. Kam luajtur në Superligë dhe në të Parën për gati 6 vite. Jam bërë futbollist këtu. Sakaq, federata në Kosovë solli Fodën që ka bërë një punë të shkëlqyer”, përfundoi sulmuesi shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu