Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Albian Hajdari i përgjigjet Granit Xhakës: Kam respekt për karrierën tënde, por unë dhe Leoni kemi bërë zgjedhje me zemër

Shkruar nga NEWSPORT
Albian Hajdari i përgjigjet Granit Xhakës: Kam respekt për
Xhaka - Hajdari

Granit Xhaka në një deklaratë të dhënë para disa ditësh u shpresh se Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari ishin treguar të paduruar dhe nuk kishin durim të prisnin Zvicrën dhe zgjodhën Kosovën. Ndër të tjera pati deklaruar se për shkak të konkurencës te Zvicra do t’i kishin minutat e limituara.

Por tashmë ndaj kësaj deklarate ka reaguar Hajdari. Mbrojtësi i “Dardanëve” është shprehur se ka shumë respekt për karrierën e Xhakës, por bashkë me Leonin kanë bërë zgjedhje me zemër.

“Nuk ka të bëjë me durimin. Unë dhe Leoni kemi zgjedhur me zemër ta përfaqësojmë Kosovën. Ajo çfarë ka thënë Graniti është thjeshtë mendimi i tij. Unë kam vetëm respekt për karrierën e tij dhe vendimi im ka qenë vendim i marrë për vendin tim.

Trajneri vendos kush luan. Unë e kam ndjerë vetën mirë edhe me Fidanin, Ilirin apo Kreshhnikun, por edhe tashti me Lumbardhin dhe Amirin. Mundohem t'iu ndihmoj dhe ata gjithashtu më ndihmojnë mua. Jemi duke luajtur mirë dhe të shohim“, ka theksuar “Dardani”.

Poll

Lexo gjithashtu