Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Magani bën analizën para-kampionat, ja koefiçenti i Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Magani bën analizën para-kampionat, ja koefiçenti i

Sot do të nisë kampionati i Kategorisë Superiore, ndërsa përballje interesante ka që në start. Por, duke parë sesi janë përgatitur ekipet, ndeshjet do të jenë të forta dhe nuk parashikohen surprizat. Takimi më delikat është ai mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, ku vlonjatët që udhëtojnë sot drejt Korçës do të kërkojnë që të marrin pikë, por që tekniku peqinas qëndron me këmbë në tokë dhe tregon se skuadra e tij është larg euforisë.

“Futbolli është i paparashikueshëm dhe ndeshje me Skënderbeun ka koefiçient të lartë vështirësie. Nuk është e pamundur. Jemi me këmbë në tokë dhe larg euforisë. Do jemi të kujdesshëm, por kërkojmë maksimumin”, sqaroi fillimisht tekniku peqinas.

"Luajmë kundër kampionëve. Skënderbeu ka ndryshuar, por mbetet i fortë, duke na e vështirësuar situatën. Shkojmë për të bërë më të mirën tonë. Do jetë ndeshje e bukur edhe për sa i takon atmosferës që do të ketë, e cila dihet që është shumë e mirë dhe të lejon të luash futboll”, vijoi më tej ai.

“Jemi në kushtet optimal. Gjërat me disa nga lojtarët u sqaruan në takimin që patëm me adminitratorin Idrizi. Gjithçka do zgjidhet shpejt. Lojtarët nuk e kanë mendjen te lekët, por vetëm te ndeshja, dhe është detyra ime t’i motivoj ata”, përfundon trajneri që e drejton për herë të dytë Flamurtarin në karrierën e tij si trajner.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga