
Miqësorja kundër Korabit i ka shërbyer trajnerit të verilindorëve për të përcaktuar formacionin për sezonin e ri. Ai eksperimentoi në fushë më lojtarët, ndërsa u panë dhe zëvendësime të shpeshta, ku ai është munduar të përcaktojë vendet dhe lojtarët.
Në fund, skema e përshtatshme është ajo 4-4-2, ndërsa lojtarët që duket se tashmë kanë të sigurt një fanellë në formacion janë sulmuesit Pejiç dhe Emini. Të dy janë parë në majën e sulmit, ndërsa në sezonet e mëparshëm Pejiç ka qenë i vetëm. Edhe pse nuk shënuan, lojtarët kanë treguar grintë dhe kanë arritur që të vënë në vështirësi mbrojtjen kundërshtare.
Poll