 
Kristi Bespalla është futbollisti më i ri i ekipit të Kukësit. Pasi mbylli aventurën e tij me skuadrën e Erzenit, sulmuesi i moshës 20-vjeçare ka vendosur të vazhdojë një të re me verilindorës.
 
Bespalla është aktivizuar pikërisht me shijakasit e Erzenit në Kategorinë e Parë dhe Superiore. Ndërkohë që tashmë shihet nga drejtuesit e Kukësit si “përforcimi ideal” për repartin ofensiv.
Njoftimi i klubit të Kukësit:
Mirë se vjen Kristi Bespalla!
KF Kukësi ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në merkato! Kristi Bespalla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për 3 sezonet e ardhshme.
Bespalla konsiderohet si një nga talentet më premtues të kampionatit tonë dhe do të jetë një nga pikat e forta të ekipit në sezonet e ardhshme.
Sulmuesi 20-vjeçar vjen për të dhënë kontributin e tij në repartin ofensiv dhe për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të sezonit.
Kukësi i uron mirëseardhje Bespallës dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë!
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       