
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, komentoi barazimin e skuadrës së tij përballë Kukësit. Tekniku i korçarëve ka mbetur i pakënaqur nga pjesa e dytë ku djemtë e tij shpërdoruan një avantazh të dyfishtë duke pësuar më pas 2 gola për ta mbyllur ndeshjen në barazim 2-2.
“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, mund të fitonim 3 apo 4 me 0. Pjesa e dytë shumë e dobët, lojtarët nuk ishin mirë me njëri-tjetrin. Kukësi bëri 2 gola nga goditje standarte ku ne e kemi pikë të fortë, jam i mërzitur.
Ishte vetëm pjesa e parë 2-0, por ndeshja është gati 100 minuta, u thashë që jemi 0-0. Do të flasim e do të bëjmë analiza. Mund të shënonim goli i 3-të apo i 4-të, në pjesën e dytë nuk ishim me një mendim të mirë, kishim frikë dhe emocione negative. Nuk jam i kënaqur me 1 pikë, pasi ishim 0-2.”