Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Ndeshja me Elfsborg në Europa League, Ivan Juriç grumbullon kampionin e botës

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja me Elfsborg në Europa League, Ivan Juriç grumbullon
Roma

Roma luan nesër takimin e radhës në Europa League. Verdhekuqtë udhëtojnë në “Boras Arena”, ku sfidojnë Elfsborg, nënkampionët e Suedisë edicionin e kaluar, sfidë që starton në orën 21:00.

Lajmi më i rëndësishëm para kësaj sfide është fakti se Paulo Dybala është grumbulluar. Argjentinasi pësoi një sforcim te këmba e majtë në ndeshjen e javës së kaluar kundër Bilbaos. Ky dëmtim e la jashtë kundër Venezias në Serie A.

All - Paragraf - 3

Gjithashtu Gianluca Mançini është grumbulluar me ekipin e parë për sfidën europiane dhe kjo gëzon stafin teknik të italianëve. Qendërmbrojtësi ndjeu shqetësim tek muskujt në ndeshjen e fundit në kampionat. Dyshohej për një tendosje të muskujve por në fund rezultojë dëmtim jo serioz.

Mungesa e Enzo Le Fee shqetëson stafin, i cili pritet të jetë nën urdhërat e trajnerit të ri Ivan Juriç vetëm pas ndeshjeve të Nations League.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7