Foto ilustrim: Oltijon Kërnaja, Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha
Partizani dhe Oltijon Kërnaja ndanë rrugët ditën e sotme, duke bërë që stoli i të kuqve t’i besohet stafit të mbetur teknik si dhe drejtorit sportiv Agim Ibrahimit.
Vendimi i marrë nga drejtuesit u pasua me një sërë reagimesh, si nga ana e futbollistëve po ashtu dhe nga vetë trajneri tropojan i cili bëri dhe një postim në rrjetet sociale për kohën që kaloi me “Demat” gjatë qëndrimit në pankinë.
Megjithatë, duket se ky zhvillim nuk e ka ngacmuar aspak Alban Hoxhën që ka zhvendosur totalisht fokusin në një ditë sublime që i përket përvjetorit me partneren e jetës Çiljeta Xhilagën. Dyshja feston 10-vjetorin dhe kanë së bashku dy djemë nga martesat e para.
Alban Hoxha së bashku me partneren e tij Çiljeta Xhilaga
Poll
