Ditën e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbajtur një ndeshje miqësore. Një sfidë jo e zakonshme, e cila u organizua nga dy sulmuesit e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Milot Rashica.
Mirëpo, në fushën e lojës nuk kishte futbollistë profesionistë, por influencierë dhe njerëz të estradës. Një prej tyre ishte edhe reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i cili identifikohet me emrin e artit “Cllevio 44”.
Ky i fundit tregoi klas në fushën e lojës, duke marrë vëmendjen edhe të mediave në Kosovë. Duket se përveç shkrimit të teksteve, Cllevio di mjaft mirë të driblojë edhe në fushën e blertë.
Ndërsa tifozët që ishin të pranishëm në impiantin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk kursyen as dashurinë kundrejt reperit. Disa prej mbështetëve të Cllevios zbritën në fushë, duke i “rrëmbyer” foto.
View this post on Instagram
