Mateo dhe Brikena janë kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pasi të dy janë pjesë e panelit të “Top Arena”, emisionit kushtuar Botërorit 2026.
Mbrëmjen e djeshme, i ftuar ishte këngëtari Blero, i cili u përball me një intervistë nga Brikena. Gjatë intervistës, ajo e pyeti artistin për karrierën, jetën familjare dhe eksperiencat personale, por në një moment Blero vendosi të ndryshojë rolet dhe t’i drejtojë vetë një pyetje që ka ngjallur interes te publiku.
Këngatari iu drejtua drejtëpërdrejt Brikenës nëse marrëdhënia e saj me Mateon kishte marrë fundë. “Ka marrë fund mes teje dhe Mateos?”, ishte pyetja e Bleros.
Fillimisht, Brikena reagoi me humor duke iu përgjigjur: “Ke nisur të bësh pyetje edhe ti?”, por më pas deklarata e saj la të kuptohej se raporti mes tyre nuk vazhdon më.
“Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur. Do të kem gjithmonë respekt për Mateon dhe për gjithçka që kemi ndarë bashkë”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Blero nuk e fshehu dëshirën për t’i parë sërish bashkë. Ai zbuloi se edhe fansat i shkruajnë shpesh për këtë çështje. “Do të doja shumë të ishit bashkë. Edhe fansat më shkruajnë dhe më thonë të ndërhyj që të ktheheni bashkë. Unë nuk e dija që nuk jeni më bashkë”, tha ai.
