Françeska Rustem
Moderatorja sportive Françeska Rustem ishte e pranishme në stadiumin “Air Albania” për prezantimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Pak para fillimit të takimit, mbi stadium nisi një rrebesh shiu, duke krijuar një situatë të pazakontë. Pavarësisht motit, Françeska vrapoi në fushë nën shi dhe përfundoi tërësisht e lagur.
Vetë moderatorja e ndau momentin me ndjekësit në rrjetet sociale përmes një videoje të publikuar nga stadiumi.
Video e publikuar nga Franceska Rustem
Poll
