Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri mbylli një sezon pozitiv në aspektin personal me Basel, ndërsa tani është pa obligime të tjera në futboll. Kjo për shkak se nuk është më pjesë e kombëtares së Zvicrës, vendim të cilin e njoftoi shumë kohë më parë.
Kështu, 34-vjeçari nga Gjilani ka vendosur që të “braktisë” shtetin zviceran dhe është zhvendosur në Shqipëri. Shaqiri po i kalon këto ditë të nxehta në bregdetin jugor të Shqipërisë, nga ku ka publikuar edhe një foto.
Sulmuesi shihet të jetë i “dashuruar” pas pasurisë bregdetare që të ofron Shqipëria, duke e shoqëruar me flamurin kuqezi dhe emojin e zemrës. Nga foto e publikuar, Shaqiri shihet të jetë në një jaht të vogël.
"InstaStory" i Xherdan Shaqirit
Poll
