
Baton Zabergja
Futbollistët e Dinamos si shumë lojtarë të skuadrave të tjera kanë marrë pushimet. Disa prej tyre kanë preferuar të shijojnë disa ditë pushime jashtë Shqipërie.
Diçka të tillë e kanë bërë edhe disa nga titullarët e “Bluve”. Baton Zabërgja, Bekim Maliqi dhe Eridon Qardaku aktualisht ndodhet në Turqi.
Diçka të tillë e ka zbuluar ish-lojtari i Bylisit, i cili nëpërmjet një postimi në “Insta-Story” ka treguar se kanë udhëtuar drejt Turqisë.
Siç dihet Zabërgja është një nga futbollistët më të kërkuar në merkato dhe te Dinamo janë në pritje të ofertës më të mirë për të. Por fillimisht Ilir Daja ka vënë “veton” për të, pasi nuk pranon shitjen e tij para pjesëmarrjes në Conference League.