Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tifozët çmendin presidentin kundërshtar me një banderolë epike të shpalosur në stadium

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët çmendin presidentin kundërshtar me një

Nica dhe tifozët e skuadrës franceze po përjetojnë një moment magjik në Ligën 1. Ekipi që drejtohet nga trajneri Lusien Favre ndodhet në vendin e parë në kampionat, duke lënë pas PSG, Lion, Monako dhe ekipe të tjera me emër në Francë.

Fitorja e fundit 2-0 kundër Lionit në shtëpi ishte "qershia mbi tortë" për një muaj më se të suksesshëm për Nicën.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave franceze dhe jo vetëm ka qenë një banderolë e madhe e shpalosur nga tifozët e Nicës gjatë ndeshjes kundër Lionit.

Banderola i drejtohej presidentit të Lionit, Aulas, i cili në merkaton e verës kërkoi me ngulm Mario Balotelin, por në fund, sulmuesi italian u bind nga oferta e Nicës.

"Aulas, për të pasur Balotelin në ekip, mund të luash në FIFA17", ishte ironia e tifozëve të Nicës ndaj presidentit të Lionit, duke e "thumbuar" atë se, për të pasur në skuadër sulmuesin italian, mund ta bënte vetëm përmes video-lojërave në "Play-Station".

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu