Në Kategorinë e Parë do të luhen sot dy takimet e mbetura për javën e 11-të të kampionatit. Vllaznia B do të presë Tërbunin, ndërsa Tirana kërkon fitoren ndaj Pogradecit. Që të dyja takimet janë parashikuar të luhen në orën 13:00.
Tërbuni do tentojë të marrë tre pikë nga kjo sfidë për të barazuar me pikë Vllazninë B. Aktualisht Vllaznia B renditet në vendin e 8-të me 11-të pikë të grumbulluara, ndërsa Tërbuni në vendin e 9-të me vetëm 8-të pikë.
Nga ana tjetër bardheblutë e Tiranës do kërkojnë me çdo çmim fitoren ndaj liqenorëve për të vazhduar të qetë në krye të tabelës së klasifikimit në Grupin B.
Newsport.al, ka zbuluar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në fushën e blertë për ditën e sotme. /NEWSPORT.AL/
Gjyqtarët
Kategoria Parë - Grupi A
Vllaznia B-Tërbuni
Elidon Halo -Memaliaj
Proletar Puto -Gjirokastër
Qemal Shehaj -Patos
Xhulio Mema- Durrës
Kategoria Parë- Grupi B
Tirana-Pogradeci
Eldorian Hamiti -Lezhë
Ridiger Cokaj -Lezhë
Paulin Simoni -Lezhë
Klodian Prenga -Laç
