
Ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, tani pjesë e Genoa, foli për mediet italiane për rikthimin në Serie A. Ekuban shprehet i lumtur ndërsa thekson se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të mos u kthyer më në Serie A.
“Sezoni i fundi ishte një gëzim i madh, me promovimin që të gjithë e donim me çdo kusht. Për mua ishte një sezon i vështirë sepse luajta i dëmtuar, por më pas munda të rikthehem në formën time. Rikthimi në Serie A ishte një gëzim i madh për të gjithë ne.”
Kujtimet e rënies nga Serie A.
“Jo, nuk e kemi harruar. Tani dhemb më pak, por të gjithë ne që e jetuam atë moment e kemi parasysh se çfarë do të thotë. Kemi vetëm një gjë në mendje tani: Të mos e përsërisim më atë vit. Do të bëjmë çmos për ta shmangur”, tha Ekuban.