[caption id="attachment_27777" align="alignleft" width="169"] Notarja Alesia Neziri me babain e saj[/caption]
Alesia Neziri është një notare 14 vjeçare, e cila premton shumë për të ardhmen për cilësitë që ka. Një denoncim vjen nga i ati i saj, Saimir Neziri, i cili kërkon nga shteti Shqiptar që të kthejë vëmendjen tek vajza e tij, pasi ajo është vërtetë e talentuar në sportin e notit.
Neziri është shpallur për tre vjet rresht kampione e Shqipërisë në moshën e saj. Bën pjesë në ekipin e Tiranës dhe atë Kombëtar. Në vitin 2015 ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike për fëmijë, në Tbilis të Gjeorgjisë. 14-vjeçarja ka mbi 70 medalje Kombëtare dhe Ndërkombëtare të fituara në Ballkan. Gjithashtu Neziri ka pesë kupa në aktivitete kombëtare. Të gjitha këto statistika flasin për një kampione që premton shumë për të ardhmen.
[gallery columns="1" size="full" ids="27775,27774,27773"]