Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Më në fund shënoi, Dardan Vuthaj i 'çliruar': E kam përjetuar shumë, kam ardhur me kokën ulur këtu

Shkruar nga NEWSPORT
Më në fund shënoi, Dardan Vuthaj i 'çliruar': E
Dardan Vuthaj

Egnatia rikthehet më në fund te fitorja duke mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Goli i Dardan Vuthaj i dha 3 pikët e arta rrogozhinasve. Heroi i rrogozhinasve foli pas ndeshjes për RTSH Sport ku u shpreh i kënaqur që më në fund u zhbllokua.

“Një gol i rëndësishëm në fushë të vështirë. I gëzuar dhe shpresoj të na ecë sa më mbarë.

Goli është kryesorja për një sulmues dhe e kam përjetuar shumë këto javë. Ndodhin, por sot u zhbllokova dhe morëm 3 pikë të rëndësishme.

Ka patur sulmuesa të mirë, por kam ardhur me kokën ulur dhe shpresoj të bëj sa më mirë”, tha Vuthaj.

Egnatia apo Vllaznia, cili ekip do të shpallet kampion për sezonin 24/25 të Superiores?

  • Egnatia
  • Vllaznia

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga