Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Claudio Lotitto nuk përmbahet: Lojtarët kanë m** në tru, keni parë ndonjë futbollist inteligjent?!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Claudio Lotitto nuk përmbahet: Lojtarët kanë m** në
Clauio Lotitto

Claudio Lotito ka përfunduar së fundmi në qendër të mediave, pasi një video e tij është bërë shumë virale dhe ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjetet sociale. Kreu i Lazios gjatë një bisede me një nga tifozët nuk kursen futbollistët e skuadrës së tij, ndërsa shprehet se ata nuk janë inteligjentë, madje edhe duke i ofenduar me fjalë më të rënda.

“Lojtarët kanë m** në tru, përndryshe nuk do bënin futbollistin. A ke parë ndonjëherë një lojtar inteligjent? Lojtarët ndahen në katër kategori: normal, të mirë, shumë të mirë dhe kampionë”, dëgjohet fillimisht të thotë presidenti i skuadrës italiane.

Ky i fundit ka bërë një reagim dhe sipas tij gjithçka është një mashtrim dhe se ai personalisht nuk ka lidhje me diçka të tillë. gjithashtu thuhet se ka kërkuar që policia të nisë hetimet dhe të zbulojë autorët e gjithë kësaj çështjeje dhe menjëherë të fshihet video nga rrjetet sociale.

Gjithsesi në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë video dhe se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Mendohet se kjo video është bërë pas eliminimit të Lazios nga Bodo/ Glimt nga Europa League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga