
Milan përballet nesër mbrëma në transfertë ndaj Lazios. Kuqenizjtë vijnë në këtë takim pas baarzimit 2-2 me Spalin në Ferrara, e atmosfera nuk është pozitive. Gjithsesi, trajneri Pioli, në konferencën e zakonshme për shtyp është munduar të ''karikojë'' të tijët. Nuk mund të mungonte edhe diçka për mungesat e Immobile e Caicedo, ccka mund t'ia lehtësojë punën ''djallit''.
''Ne duhet të bëjmë më të mirën nesër. Mungesat e Caicedo dhe Immobile do kenë ndikimin e vet, por Lazio është tepër e fortë. Ibra? As ai nuk e di sa minuta ka në këmbë. Gjendja e tij po përmriësohet, ndaj shpresoj të jetë me ne nesër'' - shprehet Pioli.
Poll