Zlatko Dalic
Slaven Bilic është trajner i ri i kombëtares së Kroacisë. Pas largimit të Zlatko Dalic, është 57-vjeçari nga Spliti që merr rolin e “timonierit” te ballkanasit, disi në mënyrë surprizuese.
Slaven Bilic
Për Bilic, ky është një rikthim te kombëtarja pas 14 vitesh, pasi më parë e ka drejtuar Kroacinë në periudhën 2006-2012. Tani, detyra e 57-vjeçarit është të rimëkëmbë kroatët dhe të “prodhojë” brezin e ri.
Kujtojmë se në të shkuarën, Bilic ka drejtuar ekipe të njohura. Kroati ka qenë trajner i Hajduk Split, Besiktas, Lokomotivës së Moskës, West Ham, Al Ittihad, West Brom, Watford, BJ Huoan dhe Al Fateh.
View this post on Instagram
Poll
