Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Fat apo rastësi?! Argjentina me “tapet të kuq” deri në gjysmëfinale (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Fat apo rastësi?! Argjentina me “tapet të kuq” deri
Messi dhe Infantino

Si pa ndjerë dhe rival të “dorës së dytë”, Argjentina është aty dhe në garë për të fituar sërish Kupën e Botës. “Albiçelestët” ndodhen në gjysmëfinale dhe ndeshjen e radhës e kanë karshi Anglisë më datën 15 korrik, ora 21:00 (ora lokale me Shqipërinë).

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë, Argjentina nuk është “përplasur” me asnjë kundërshtarë këtë edicion që ka qenë pjesë e top 10-shes në renditjen e FIFA, historike.

Ata u përballën me Algjerinë, Jordaninë dhe Austrinë në grup, për të vazhduar ndaj Kepit të Gjelbër (1/32-ave), Egjiptit (1/16-ave) dhe së fundmi Zvicrës (çerekfinale). “Testi” i vërtetë për Messin me shokë do të jetë takimi me Anglinë, gjysmëfinalja.   

Poll

Lexo gjithashtu