Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“U ndëshkuam nga një gabim i arbitrit”, trajnerit Yakin s’i del e keqja pas eliminimit nga Botërori përballë Argjentinës: Na prishi gjithë lojën

Shkruar nga NEWSPORT
“U ndëshkuam nga një gabim i arbitrit”, trajnerit Yakin
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin

Zhgënjimi është i madh tek Zvicra, pas eliminimit nga Argjentina me rezultatin 1-3, ndeshje kjo që u vendos në minutat shtesë. Një karton i kuq i dhënë për Breel Embolo, u duk se përcaktoi në njëfarë mënyre edhe kapitullimin e helvetëve, të cilët u dorëzuan pa kushte pas minutës së 112-të, kur kampionët në fuqi morën në dorë fatet e tyre përmes dy golave të rëndë.

I pakënaqur me këtë rezultat ishte trajneri i zviceranëve, Murat Yakin, i cili ia vuri të gjitha përgjegjësitë arbitrit dhe sistemit VAR që ndikuan, sipas tij, në rrjedhën e gjithë lojës. Ai ndihet i vjedhur, pasi deri në çastet kur ndeshja ishte 1-1, ata po luanin si të barabartë me kundërshtarin.

“U ndëshkuam nga një gabim. Nuk kishte arsye të jepej karton i kuq. Nuk mund të arrij ta kuptoj.

Një situatë e pafajshme, nuk kishte asgjë keqdashëse aty. Gabimi i arbitrit na ndëshkoi dhe prishi plotësisht planin e ndeshjes tonë.

Ai vendim ishte thjesht i pabesueshëm. Nuk pajtohem aspak. Kishte një kontakt të qartë dhe nuk e di pse arbitri dhe VAR-i shkuan në atë përfundim.

S’mund të them ata (kundërshtari) u favorizuan. Ne patëm një ndeshje të drejtë dhe të hapur. Të dyja skuadrat luajtën futboll. Futbolli s’ishte fitues sot. Dhe ne u ndëshkuam nga një gabim, në një moment deçiziv. Mund të justifikohemi tani, por unë uroj edhe Argjentinën”, u shpreh Yakin.

Poll

Lexo gjithashtu