
Fabio Cannavaro
Fabio Cannavaro është rikthyer në detyrë, i cili ka marrë drejtimin e një kombëtareje. Fituesi i Topit të Artë në vitin 2006 është bërë trajneri i përfaqësueses së Uzbekistanit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kombëtarja aziatike nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Fabio Cannavaro do të jetë në krye të Uzbekistanit për Botërorin e 2026 verën e ardhshme.
Kjo do të jetë aventura e parë e 52-vjeçarit si trajner i një kombëtareje. Fabio Cannavaro më parë ka drejtuar ekipe si Guanzhou Evergrande, Al Nassr, TJ Quanjian, Benevento, Udinese dhe Dinamo Zagreb.
View this post on Instagram
Poll