Gana Panama
Një gol i vetëm ka mjaftuar që Gana të dalë me tri pikë të plota në përballjen e parë të Kupës së Botës, kundër Panamasë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “BMO Field” të Torontos përfundoi 1-0.
Gjithçka u vendos në minutën e 90’+5 nga Caleb Yirenkyi i cili shfrytëzoi një pasim mjaft të mirë në zonë për të ndëshkuar portierin e miqve.
Me këtë rezultat, kombëtarja ganeze ndjek Anglinë e vendit të parë me të njëjtat pikë, 3 të tilla, ndërsa pas tyre vijnë Panama dhe Kroaci. Kujtojmë se “Tre Luanët” nuk u kursyen aspak përballë kroatëve, duke i mposhtur me shifrat 4-2.
Poll
