Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Barazuan 1-1 me Kongon, trajneri i Portugalisë sheh me optimizëm dhe pranon gabimin: Kundërshtari na zuri në befasi, të përmirësohemi më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazuan 1-1 me Kongon, trajneri i Portugalisë sheh me optimizëm dhe
Roberto Martinez

Ajo çfarë u mendua si një ndeshje e lehtë në letër, u kthye në një "barrë" të rëndë për Portugalinë e cila u ndal në barazimin 1-1 përballë Kongos në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. 

Pas takimit, ka folur edhe trajneri i "Luzitanëve", Roberto Martinez, i cili u shpreh hapur për gabimet e bëra që reflektuan edhe golin e baraspeshës nga debutuesit e turneut, ndërsa shtoi se lojtarët në përgjithësi dhuruan një paraqitje pozitive, edhe pse ka hapësirë për përmirësim. 

“Mendoj se u paraqitëm në fushën e lojës shumë mirë. Shënimi i shënimi i golit e ndryshoi pak mungesën e mbërritjes në zonë. Filluam të përpiqeshim të mbanim topin nën kontroll dhe nuk ia dolëm. Kjo i dha mundësinë Kongos shansin që të rikuperojë, t’ia rinisë dhe kështu ata shënuan përpara pushimit me goditje standarde.

Jemi të vetëdijshëm që një ekip i cili punon shumë mirë me këto goditje, është pjesë e asaj çfarë sjell Kupa e Botës.

Tashmë ne na duhet të vazhdojmë të vlerësojmë dhe analizojmë. Por, di të them që më pëlqeu sjellja, e nisëm pjesën e dytë me më shumë lëvizje instiktive. Më mirë që patëm një performancë të tillë në fazën e grupeve dhe të përmirësohemi më shumë sepse qëndrimi ishte vërtetë shumë i mirë dhe aspektet individuale duhet t’i përmirësojmë përgjatë turneut”, tha Martinez.

Poll

Lexo gjithashtu