Anglia ka mposhtur Kroacinë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të grupit L të Kupës së Botës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Dallas”, përfundoi me shifrat 4-2.
Ishte fillimisht Harry Kane, i cili zhbllokoi shifrat që në minutën e 12-të në sajin e 11-metërshit. Edhe pse goditja e tij e parë nuk qëlloi e saktë duke gjetur të vëmendshëm portierin Livakovic, ndërhyrja e sistemit VAR riktheu sërish goditjen për ta përsëritur dhe sulmuesi i Bayern Munich nuk fal duke tundur rrjetën.
Përgjigjia e kroatëve vjen në të 36-tën minutë përmes Baturinës në një aksion thuajse perfekt. Mirëpo, festa e tyre zgjat shumë pak, pasi Kane shënon të dytin personal në minutën e 42-të.
Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me avantazhin e “Tre Luanëve”, në skenë futet Petar Musa që i trondit të gjithë në shtesën e fundit të pjesës së parë.
Fraksioni i dytë nisi “zjarr” për të besuarit e trajnerit Thomas Tuchel të cilët gjetën të tretin përmes Jude Bellingham, ndërsa ai i “knock-out” erdhi nga Marcus Rashford i aktivizuar në pjesën e dytë në të 85-tën minutë, gol që vulosi dhe takimin si dhe tre pikët në “kasafortë”.
Me këtë rezultat, Anglia kryeson grupin me pikët të plota, ndërsa Kroacia mbetet e fundit në kuotën e zero të tillave. Ndeshja e radhës, ajo mes Ganës dhe Panamasë do të luhet prej orës 01:00.
Angli 4-2 Kroaci (Kane 11', 42', Bellingham 47', Rashford 85'/ Baturina 35', Musa 45'+5)
Botërori 2026: Grupi L
Stadiumi: "Dallas Stadium"
Arbitër kryesor: Clement Turpin (francez)
FORMACIONET ZYRTARE:
ANGLI (4-2-3-1): Pickford; James, Konsa, Stones, O'Reilly, Anderson, Rice, Madueke, Bellingham, Gordon, Kane. Trajner: Thomas Tuchel
KROACI (3-4-2-1): Livakovic; Sutalo, Vuskovic, Gvardiol, Stanisic, Modric, Sucic, Perisic, Pasalic, Baturina, Musa. Trajner: Zlatko Dalic.
NDESHJA
Mbyllet ndeshja, Angli 4-2 Kroaci.
85' Marcus Rashford i jep "goditjen finale" Kroacisë, goli i katërt i vë "kapakun" sfidës.
56' Livakovic mban ende në lojë Kroacinë, anglezët nuk përmbahen me rastet.
48' Shumë pranë golit të katërt Anglia!! O'Reilly për pak sa nuk trondit kroatët me të katërtin e sfidës.
47' GOOOOOL Anglia! Aksion perfekt individual nga Jude Bellingham dhe përfundimi...topi prek shtyllën e brendshme dhe më pas rrjetën.
Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
45'+5 GOOOOOL Kroacia! Nuk ka fund spektakli në "Dallas Stadium", Petar Musa trondit sërish portën e anglezëve.
42' GOOOOOL Anglia! Një rivënie këndore gjen në pozicionin perfekt Harry Kane, sulmuesi shënon të dytin personal.
35' GOOOOOL Kroacia! Baturina lëshon "predhën" dhe lë të pashpresë Pickord, rikthehen ekuilibrat.
11' GOOOOOL Anglia! Harry Kane këtë herë gjuan saktë penalltinë, pas rikthimit me VAR, sulmuesi ndëshkon portierin Livakovic.
9' Kane gabon nga pika e bardhë e penalltisë, arbitri Turpin merr sinjal nga VAR për parregullsi në pritjen e topit.
1' Nis sfida në "Dallas Stadium", Angli - Kroaci.
