Kombëtarja e Brazilit nuk e nisi Kupën e botës në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi i Carlo Ancelottit barazoi me Marakun me rezultatin 1-1.
Ky barazim ngriti shumë pikëpytje me formën e njërit prej favoritëve për titullin dhe trajneri Ancelotti nuk e ka fshehur aspak pakënaqësinë e tij. Tekniku italian shquhet si një trajner i qetë gjatë gjithë karrierës së tij, po ndeshja e fundit e ka bërë Ancelottin të humb durimin.
Sipas informacioneve që vijnë nga kampi brazilian, Ancelotti grumbulloj të gjithë lojtarët herët në mëngjes ditën pas ndeshjes dhe i vëzhgoi për disa minuta pa thënë asnjë fjalë.
Mediat braziliane raportojnë se lojtarët e kuptuan menjëherë se trajneri nuk ishte i kënaqur me atë që pa kundër Marokut. Pas heshtjes trajneri u dha një mesazh lojtarëve të tij. “Tani mësoni si ta pasoni topin e mallkuar”, thuhet se u tha Ancelotti lojtarëve të tij.
Brazili do të luaj ndeshjen e ardhshme kundër Haitit, për të marrë pikë të rëndësishme për vazhdimësinë në këtë Kupë Bote.
