Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Nicolas Pepe habitet nga hoteli në SHBA, ndan pamjet me ndjekësit në rrjete sociale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nicolas Pepe habitet nga hoteli në SHBA, ndan pamjet me
Ekipi i Bregut të Fildishtë

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Nicolas Pepe, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa pamje nga hoteli ku është akomoduar gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në videon e publikuar, futbollisti shfaq ambientet e hotelit, duke evidentuar kushtet komode dhe shërbimet që i janë vënë në dispozicion. Pepe duket i impresionuar nga akomodimi, ndërsa me humor dhe entuziazëm prezanton hapësirat e dhomës së tij.

Pamjet kanë marrë reagime të shumta nga tifozët, të cilët kanë komentuar mbi luksin dhe standardet e larta të hotelit. Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mediave sportive.

Kujtojmë që Bregu i Fildishtë është në Grupin E bashkë me Gjermanin, Ekudorin dhe Curaçao. Ndeshja hapëse e tyre do të jetë me datë 15 qershor kundër Ekuadorit ne Philadelphia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

Poll

Lexo gjithashtu