Meksikë – Afrikë e Jugut do të jetë ndeshja hapëse e këtij Botërori 2026, me sfidën e përcaktuar për t’u zhvilluar të enjten e datës 11 qershor në orën 21:00.
Pak ditë para këtij dueli, ka folur edhe sulmuesi i Kombëtares meksikane, Santi Gimenez, i cili është shprehur euforik dhe me vetëbesim të madh për një paraqitje të një niveli të lart të tijën në këtë turne madhor.
“Një ëndërr e jashtëzakonshme, shpresoj ta nis nga fillimi sepse jam shumë i emocionuar. Kur vesh fanellën e kombit, përfaqëson një shtet të tërë, ndaj edhe e ndjej përgjegjësinë, dhe në të njëjtën kohë e shoh si gjë të mrekullueshme. Jam i bindur se do të jetë një Botëror i madh dhe Meksiko do ta fitojë, me mua golashënuesin më të mirë (qesh)", u shpreh sulmuesi.
Sa i përket të ardhmes së tij tek Milan, Gimenez u tregua i drejtpërdrejtë.
“Kam qenë tifoz i kësaj skaudre që fëmijë. Tifozët më kanë pritur me një emocion shumë të madh. Edhe pse ndjej se nuk kam dhënë më të mirën siç kam dashur, ata vazhdojnë të kenë besim te unë, si një familje”, përfundoi Gimenez.
