Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Luftë” mashtrimesh nga “kriminelët” kibernetik, Kupa e Botës mund t’i “groposë” tifozët (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Luftë” mashtrimesh nga “kriminelët”
Kupa e Botës

Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Kupës së Botës, ekspertët e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar tifozët për fushata mashtruese dhe mundësinë e vjedhjes  të të dhënave personale apo finaciare nga “kriminelët” online.

Kompanitë “Fortinet” dhe “Check Point”, të cilat operojnë në sigurinë kibernetike, kanë identifikuar shumë raste, ku këta “kriminelë” online kanë krijuar faqe të ngjashme me atë të FIFA-s apo dyqane për veshje sportive.

Qëllimi është i thjeshtë, mashtrimi nëpërmjet marrjes të të dhënave personale apo financiare, duke ofruar bileta e shërbime falas që lidhen me Botërorin 2026.

Ekspertët vazhdojnë të këshillojnë tifozët të kenë kujdes, duke verifikuar të dhënat dhe burimet e këtyre faqjeve.      

Poll

Lexo gjithashtu